Porti i Durrësit një urë kalimi për klandestinët drejt Italisë, por siriani fatkeq e kishte stacionin e fundit

Pas rrugës së gjatë nga Siria drejt Shqipërisë ku destinacion ka pasur Italinë, siriani rreth 25-vjeç është gjetur i mbytur në portin e Durrësit.

Sipas fotove të siguruara nga Priza.al viktima shihet me çantën e shpinës dhe gjërat e tij personale, teksa është nxjerrë nga uji.

Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.

Refugjatët nga vendet në konflikt ndeshen shpesh në Durrës, të strehuar në godinat e braktisura duke pritur që të mund të hyjnë në ndonjë anije ose  traget për të kaluar në Itali dhe vendet e BE-së.

 Ata qëndrojnë në Shqipëri me muaj në pritje të rastit, ndërkohë që jetojnë në kushte të mjera dhe pësojnë tragjedi të tilla.

Image

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *