Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në lidhje me situatën e reshjeve shiut në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla shkruan se hidrovorët në Qarkun e Fierit deri tani paraqiten në kuota normale.
“Ndërsa situata meterologjike vijon të jetë e ngarkuar, me reshje të shtuara dhe erëra të forta, të gjithë hidrovorët në Qarkun e Fierit deri tani paraqiten në kuota normale. Shtabi i Emergjencave është në komunikim të vazhdueshëm me bashkitë, strukturat e Emergjencave Civile, Bordin e Kullimit dhe OSHEE”, shkruan Balla.