Veriu ‘nën’ ujë/ Prurjet e mëdha rrezikojnë banesat në Dragobi, bllokohet një rrugë në Kukës

Emergjencat Civile në qarkun Kukës njoftojnë se si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut që kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm, janë shkaktuar rrëshqitje të dherave në rrugën që lidh fshatin Shipshan me Tropojën dhe si rezultat kjo rrugë është e bllokuar.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Emergjencat Civile bëjnë me dije se në Dragobi, nga prurjet e përroit rrezikohen disa banesa dhe ura që lidh lagjen Balshaj me fshatin Tropojë e Vjetër.

Sakaq, në Tropojë kanë mbetur pa energji elektrike njësitë administrative Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Lekbibaj.

Njoftimi i plotë nga Emergjencat Civile:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 16:30 datë 20.11.2022 është si më poshtë:

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet dhe i shoqëruar me erë të fortë.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se

  • Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
  • Rrugët bashkia janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Shipshan me rrugën nacionale bashkia Tropojë si rezultat i rrëshqitjes së dherave .

Në fshatin Dragobi si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit i shoqëruar me inerte rrezikohen banesat që janë poshtë saj.

Në rrugën që lidh lagjen Balshaj të fshatit Tropojë e Vjetër si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit rrezikohet një urë.

  • Rezervuaret janë në monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me energji elektrike është normal përveç Nj.Ad Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe fshatrat Pistë, Mgull, Qam dhe Gëdheshtë bashkia Kukës, Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *