Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Burime për mediat bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një makinë dhe një furgon, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të vështira të motit, pasi kjo zonë është përfshirë gjatë pjesës më të madhe të ditës nga reshjet e dendura të shiut.
Në vendngjarje ndodhen autoritetet ku po hetohen rrethanat e aksidentit.