Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se ka thirrur ditën e nesërme në një takim urgjent kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, ashtu sikurse ishte bërë e ditur dhe më herët nga krerët e dy vendeve.
Nëpërmjet një postim në “Twitter”, Borrell shkruan se është e nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjetjes së një zgjidhjeje të situatës së përshkallëzuar, duke iu referuar kështu tensioneve në Veri të Kosovës.
“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së ikuri nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkruan Borrell.