Dymbëdhjetë persona humbën jetën këtë të diel, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion në afërsi të zonës bregdetare të Hurghada në pjesën lindore të Egjiptit, njofton Ministria e Shëndetësisë në Egjipt.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh në Egjipt në më pak se dhjetë ditë.
Më 12 nëntor, 20 persona humbën jetën kur minibusi me të cilin po udhëtonin u përmbys, duke rënë në një kanal të deltës së lumit Nilit në veri të vendit.
Sot, “12 persona u vranë dhe tridhjetë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet e afërta “, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Autoritete përkatëse pi punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.