Pasi u arrestuan pas sulmit ndaj dy ushtarakëve në Uzinën e Armëve në Gramsh, dy rusët Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva, dhe miku i tyre ukrainas, Fedir Alpatov do qëndrojnë në qeli, deri në përfundim të hetimeve.
Gjykata e Lartë refuzoi rekursin të akuzuarve për spiunazh.
Tre ‘spiunët’, iu drejtuan me rekurs Gjykatës së Lartë duke ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, por shkalla më e lartë e gjyqësorit nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për masë më të butë sigurie duke e rrëzuar në dhomë këshillimi.
Rusët dhe ukrainasi te akuzuar për dy akuza, atë “Sigurimit të informatave” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, do të hetohen nën masën e arrestit me burg.
Tre të huajt u arrestuan pasi në muajin gusht në uzinën e Gramshit sulmuan 2 ushtarë roje me spray neotralizues.