Borelj ka folur me Kurtin në Bruksel, ndërsa takimi me Vuçiçin është në vazhdim

Pak pas orës 9 Borel  ka nisur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimet e ndara do të pasohen nga një takim i përbashkët i ashtuquajtur trepalësh ndërmjet BE-së, Serbisë dhe Kosovës dhe në takim pala evropiane përveç Boreljit do të përfaqësohet nga Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialog.

“Takim urgjent” në mes të “krizës më të rëndë që nga viti 2013”

Në një deklaratë, BE-ja vlerëson se ishte një “takim urgjent”, në mes të krizës së shkaktuar nga targat e lëshuara nga autoritetet serbe, të cilat pala kosovare i konsideron të paligjshme.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se nga 21 nëntori do të fillojnë të mbledhin gjoba prej 150 euro për vozitësit që nuk i kanë riregjistruar veturat e tyre në targa RKS (Republika e Kosovës). Mirëpo, policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se nga e marta e 22 nëntorit do të nisë mbledhjen e gjobave.

Bashkimi Evropian e konsideron këtë si “krizën më serioze që nga viti 2013”.

Shefi i diplomacisë evropiane Borelj para takimit në një postim në Twitter ka shkruar se ka caktuar një “takim urgjent” me Vuçiqin dhe Kurtin.

“Ne kemi nevojë për një de-përshkallëzimin e situatës, (është e nevojshme) për të ndaluar menaxhimin e krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të bëjmë përparim në normalizimin e marrëdhënieve,” tha Borej në një postim në Twitter më 20 nëntor.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *