Kupa e botës/ Infantino vlerëson Shqipërinë: Të vetmit që i hapën derën refugjatëve afganë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar deklaratën në konferencën për mediat e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino i cili vlerësoi Shqipërinë që hapi dyert për refugjatet afgane.

Rama e konsideron një moment krenarie për Shqipërinë.

Në deklaratën e tij, Infantino tha se të gjitha vendet evropiane e amerikane, shtete e Amerikës së Veriut, mbyllën dyert duke kërkuar falje se nuk mundeshin.

“Ne ishim në gjendje të shpëtonim më shumë se 160 vajza dhe gra, pjesa më e madhe nga Afganistani në Katar. Ne e bëmë këtë, pasi na u premtua nga shumë vende në botën tonë perëndimore, përpara se t’i nxirrnim ato, se ata, natyrisht që do t’i mikprisnin ato. 160 dhe jo 1 600 apo 16 000. Unë besoj se neve na u premtua kjo sepse ata besonin se ne nuk do të ishim në gjendje t’i nxirrnim jashtë vendit, por sapo i nxorëm jashtë vendit, falë ndihmës së Katarit, ne i sollëm në Doha dhe ato qëndruan në një nga komplekset që u ndërtuan për Kupën e Botës. Të gjitha vendet evropiane dhe të gjitha vendet amerikane mbyllën dyert e tyre duke thënë na vjen keq, ne nuk mundemi, ne nuk mundemi. I vetmi vend që tha se ne do t’i sjellim këtu sepse ne e dime çfarë është vuajtja dhe largimi nga vendi yt ishte Shqipëria. Dhe miku im Edi Rama tha se ato janë të mikpritura këtu në Shqipëri, ku ato mund të ndërtojnë një të ardhme. Kështu pra, Shqipëria i hapi dyert. Nga të gjitha vendet vetëm Shqipëria hapi dyert për refugjatet afgane, të cilat duhej të iknin sepse po luanin futboll në Afganistan”, tha Infantino.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *