Teksa qarku i Shkodrës është përballur me përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut, kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se do të shkojë sot për të parë nga afër gjendjen.
Kujtojmë që ditën e djeshme Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për keqmenaxhimin e zonave që rrezikohen të përmbyten.
“Situata në Shkodër në përkeqësim! Ura e vjetër e Baçallekut këputet e rrezikon dhe ura e re. Pjetër Rushaj, demokrat dhe djali tij humbasin jetën në ujra të tërbuara. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të gjithë banorëve të Pultit për këtë humbje të dhimbshme. Dënoj me ashpërsin më të madhe qëndrimin indiferent të Edi Ramës dhe qeverisë ndaj gjendjes nga përmbytjet në Shkodër, që po bëhet gjithnji e më e rëndë nga hapja e portave të kaskadës dhe reshjet e shumta. sb” shkruante dje Sali Berisha.