Sipas hetuesve, vrasësi është ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj , 37 vjeçe, e njohur si ‘Vera’. Gruaja kishte rreth 8 vite në Itali ku ishte shpërngulur nga Greqia . Ajo jetonte në Spinea që të paktën që nga viti 2015 dhe kishte një partner të ri prej disa vitesh. Dy vite më parë burri ishte larguar nga shtëpia dhe në shtëpi Vera kishte filluar të jetonte me një bashkatdhetar, Flonino Merkuri , 24 vjeç viktima e dytë e gjetur në banesë. Alarmin e ngriti vajza e saj 15, e cila kishte telefonuar që nga ora 17:00, por nuk mundi të vinte në kontakt me nënën e saj. Duke u kthyer në shtëpi pas një pasdite me miqtë , ajo hapi derën dhe u gjend përballë trupit të një burri. E frikësuar, ajo kërkoi ndihmë nga fqinjët, të cilët thirrën policinë .
Ndërkohë, mjekësia ligjore ka shqyrtuar shtëpinë ku ndodhi tragjedia, duke kërkuar të dhëna të dobishme për të përvijuar konturet e një historie ende për t’u sqaruar.
Ushtarët i kanë shtrirë kontrollet edhe në disa shtëpi fqinje sepse ka gjasa, në fakt, që viktimat të kenë tentuar të strehohen te fqinjët e tyre para se të vriteshin.