Shkodra vijon të mbetet nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të shiut. Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia përmes një deklarate për mediat, ka kërkuar që të shpallet gjendja e emergjencës për shkak të përmbytjeve në Shkodër.
Ai ka kërkuar më shumë mjetë të ushtrisë dhe të Emergjencave Civile për shkak të gjendjes që është krijuar në Shkodër.
“Mënyra më e mirë për përballimin e situatave të tilla duhet të ishte shpallja e emergjencës,” tha Bardh Spahia.