Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid kapen ‘mat’ duke darkuar sëbashku

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid duket se kanë shijuar një “darkë sekrete” në restorantin luksoz të Nju Jorkut, Cipriani. Edhe pse jo edhe aq sekrete, në fakt, duke qenë se pavarësisht përpjekjeve të aktorit 48-vjeçar dhe modeles 27-vjeçare për të mbajtur private momentet e tyre, ata u pikasën nga paparacët.

Aktori kishte veshur një xhaketë të zezë, xhinse, ndërsa fytyrën e kishte fshehur me kapele dhe maskë. Gigi veshi një crop-top, pantallona të gjera dhe një xhaketë lëkure teksa hyri në restorant duke mbuluar fytyrën me një shall blu.

Disa ditë më parë, u raportua se të dy festuan në festën e Halloween-it, së bashku me të famshëm të tjerë si Stella Maxwell dhe Matt Smith.

Ndërsa rreth një muaj më parë, gjatë ‘Javës së Modës’ në Paris, ata ishin larguar nga i njëjti hotel me disa orë diferencë. Ky ishte Hotel Le Royal Monceau, ku dhoma kushton rreth 1500 euro nata, nga e cila modelja u largua rreth orës 22:00 dhe aktori rreth orës 01:00.

Rikujtojmë se, Hadid ka një vajzë 2-vjeçare Khai, me ish-partnerin Zayn Malik, ndërsa DiCaprio së fundmi është ndarë pas një lidhjeje katërvjeçare me modelen dhe aktoren Camila Morrone.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *