Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar listën për kandidatët për drejtues të SPAK-u, ku do të konkurojnë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
KLP ka administruar edhe platformat e tyre.
Sipas relacionit kandidatët plotësojnë kushtet ligjore.Mandati 3-vjeçar i kreut aktual të SPAK-ut, Arben Kraja, mbaron në datën 18 dhjetor.
Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët :
Të jetë prokuror në SPAK
Të mos jetë drejtues aktual të SPAK
Të kenë dorëzuar platformën e tyre
Të mos kenë masë disiplinore
Nga verifikimet:
Rezultoi se të tre nuk janë drejtues aktual.
Janë prokurorë që kanë kaluar procesin e vetingut.
Kanë dorëzuar platformat e tyre
Nga verifikimet nuk kanë masa disiplinore në fuqi.
Në dhjetor do zhvillohen intervistat me 3 kandidatët. Intervistat e kandidateve dhe votimi për pasardhësin e Arben Krajës në krye të SPAK pritet të zhvillohen në një ditë. Për datën KLP do të vendosë në ditët në vijim.