Nuk ia hapi telefonin për tri ditë. Ky ishte reagimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, kur pa promon e spektaklit “Dance Albania” ku konkurente ishte edhe partnerja e tij, Anita Haradinaj.
Siç duket, politikani nuk e kishte pritur mirë natyrën e kërcimeve që do të zhvillonte bashkëshortja e tij në program dhe në kontekst të kësaj, gazetarja me shaka u shpreh se ai nuk i kishte folur për ditë me radhë.
Ndonëse në mënyrë gazmore, deklarata e saj bëri bujë të madhe në rrjet duke u cilësuar edhe si një “konflikt” midis saj dhe bashkëshortit.
Së fundmi, e ftuar në “Prive”, Anita Haradinaj e sqaroi edhe një herë këtë deklaratë duke u shprehur se nuk kishte pse të bëhej kaq e madhe.
“Unë e kam thënë me humor, por kur je çift për 20 vite se nuk ta hap burri telefonin për tri ditë nuk plas kiameti. Ai më tha ti e njeh televizionin bëj çfarë të duash. Ai kur më pa në ajër, u ballafaqua me realitetin dhe pa që kjo gjëja nuk është me shkuar me kërcy në dasmë, por ka edhe padieshka. Kjo ka qenë e gjithë gjëja që unë e ka shpjeguar me humor,”-u shpreh Anita Haradinaj.