Së shpejti, Ledri Vula dhe Mozzik kanë një surprizë për të gjithë ju

Ledri Vula dhe Mozzik janë padiskutim dy ndër reperët më në zë të momentit. Së fundmi, burime për ‘Prive’ bëjnë me dije se ata do të sjellin shumë shpejt bashkëpunimin e tyre më të ri. Thuhet se dy reperët e kanë përfunduar këngën e tyre dhe tashmë pritet që vetëm të publikohet.

Gramoz Aliu ose siç e njihet me emrin e tij të atit Mozzik, i ka dhënë mundësi fansave në ‘Instagramin’ e tij, për ta pyetur atë për çdo gjë. Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët janë kuriozë për gjëra të ndryshme nga jeta e reperit.

Bazuar edhe në këngën e tij të fundit “Të dua”, ku Mozzik përcolli shumë emocione, një ndjekës e ka pyetur artistin: “Mozzi shumë i thyer këto kohë, pse?” Përgjigjja e reperit ka qenë e shkurtër dhe me një kuptim të thellë: “Po jetoj,”– shkroi Mozzik.

Siç e dini, Gramoz Aliu është babai i një vajze Hanës, të cilën e ka me reperen Loredana Zefi. Dyshja janë ndarë prej kohësh, ndërsa në thuajse gjithë intervistat e fundit, Loredana është shprehur se ka dëshirë të bëhet nënë sërish.

Mesa duket të njëjtën dëshirë ndan edhe Mozzik, i cili i pyetur nga një fans në profilin e tij në ‘Instagram’ nëse e mendon veten prap baba është shprehur: “Po more.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *