Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale mbi situatën e krijuar nga përmbytjet në veri të vendit. Begaj shkruan se po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.
Ai theksoi se se përballë kësaj situatë të gjithë institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal të tregojnë përgjegjësi maksimale.
“Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim. Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”, u shpreh Begaj.