5 ngjyrat që do t’i shihni kudo këtë dimër

Moda vazhdon edhe përgjatë dimrit, madje shumë persona mezi e presin stilin e kësaj stine. Këto janë pesë idetë “e çmendura” të këtij dimri:

  1. Blu

Për të qenë ndryshe dhe për të shprehur të ftohtin e stinës, bluja kobalt është perfekte. Qoftë një këmishë, një xhaketë apo një palë këpucë, do të ketë aftësinë t’iu diferencojë nga të tjerët në rrugë.

2. Kafe

Klasike dhe e bukur në çdo material, ngjyra kafe ‘nuk ju lë kurrë në baltë’. Bëjeni pjesë të gjithë veshjes në tonalitetet e saj të ndryshme.

3. Roza e ndezur

Kjo ngjyrë e famshme, me të cilën “Valentino” po ‘pushton’ botën, vazhdon të jetë në krye të listës së trendeve. Nuk ju ngelet gjë tjetër, veçse ta zgjidhni sërish.

4. Metalike

E ashpër, e akullt dhe si prej së ardhmes. Ngjyrat metalike sjellin një frymë të re në gardërobën tuaj dhe ju veçojnë nga plogështia e stinës.

5. Pastel rozë

‘Zbuteni’ dimrin me një palë xhizme në ngjyrë të lehtë. Roza pastel zbeh ndjesinë e motit të egër dhe ju bën të shprehni ëmbëlsi.

Si përfundim, dimrit të vitit 2022 do t’i vishen ngjyra që i përkasin stilit minimalist, por goditës. Ju ftojmë të bëheni pjesë e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *