Prej mëngjesit në Bruksel vijon takimi mes Borelj dhe Lajçakut me Kurtin e Vuçiçin

 

Në Bruksel që nga mëngjesi i sotëm është mbajtur një takim urgjent në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i cili u thirr nga Bashkimi Evropian (BE) për shkak të krizës së shkaktuar nga targat në Kosovë.

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka takuar fillimisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në mëngjes pak pas orës 8. Pas kësaj, rreth orës 9 ka pasur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pas bisedimeve të ndara, filloi takimi i përbashkët, i ashtuquajturi trepalësh ndërmjet BE-së, Serbisë dhe Kosovës, dhe palën evropiane në takim, përveç Borelj, e përfaqëson edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Takimi ka zgjatur dhe ndonëse rreth mesditës pritej një konferencë për media, siç u bë e ditur në kanalin televiziv të institucioneve evropiane, ende nuk ka pasur deklarata apo njoftime.

Ndërkohë, disa portale në Serbi bënë të ditur se Vuçiç nuk është pajtuar me atë që është propozuar si zgjidhje. Nuk ka konfirmime për këto deklarata.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *