Anglia ka arritur të kalojë në avantazh përballë Iranit në Kupën e Botës. Në minutën e 34-të, në krahun e majtë të fushës është harkuar një top i bukur nga Shaw dhe topi ka kaluar në kokën e Bellingham.
Mesfushori i Dortmund është gjendur i boshatisur përballë portës pa u shqetësuar dhe ka goditur saktësishtë topin në rrjetë.
Më pas, në minutën e 43-të, ishte Saka i cili dyfishon shifrat pas një asistimi nga Maguire.