Filmi shqiptar “Sofia” nga Eduart Grishaj duket se po korr sukses edhe jashtë kufijve shqiptarë. Pasi mbushi plot sallat e kinemave në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, rradhën e ka një tjetër shtet shumë i rëndësishëm.
Mbrëmjen e sotme “Sofia” do të shfaqet për herë të parë në një nga kinematë më të mëdha të Manhattan të New York-ut. Jo vetëm kaq! Posteri i filmit është që prej ditës së djeshme i shfaqur në ekanet e famshëm në Times Square.
Arbana Osmani ka bërë gjithashtu me dije se filmi do të vijojë një “tur” nëpër disa qytete të botës si Milano, Athinë, Londër, etj.