Akuzohet për përdhunim, ja kur do dalë para gjykatës lojtari i Manchester United

Caktohet data e gjykimit për futbollistin e Manchester United, Mason Greenwood, i cili akuzohet për përdhunim dhe sjellje agresive.

Futbollisti 21-vjeçar u paraqit sot në Gjykatën e Mançesterit në Minshull Street Crown për një seancë dëgjimore.

Greenwood ka folur vetëm për konfirmimin e emrit dhe datën e lindjes. Seanca e ditës së sotme zgjati vetëm 10 minuta, ku pjesë ishin dhe prindërit e tij.

Prokuroria, ka kërkuar një seancë dëgjimore për rastin, e cila do të mbahet në 10 shkurt të vitit të ardhëm.

Kujtojmë që lojtari është arrestuar për herë të parë në janar, për shkak të shpërndarjes së disa videove më një grua në internet. Ai u lirua me kusht, por u arrestua sërish në tetor pasi i shkeli ato.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *