Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një fabrikë në Kinë.
Mediat e huaja shkruajnë se policia ka vënë në pranga disa persona si të dyshuar në lidhje me zjarrin. Zjarrfikësve iu desh të paktën shtatë orë ndërhyrje për të shuar flakët.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se u shkaktua nga shkelje të protokolleve të saldimit elektrik.