Sulmuesi holandez Memphis Depay i është përgjigjur një pyetjeje për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës.
Gjatë një interviste pas fitores 2-0 ndaj Senegalit, futbollisti është pyetur për situatën e tij në Barcelonë, për të cilën ai nuk ka një përgjigje të prerë: “Nuk e di ende. Nuk mund të them se çfarë më pret te Barcelona. Tani jam plotësisht i fokusuar te Botërori dhe më pas do të shohim”, tha sulmuesi 28-vjeçar.
Marrëveshja e Memphis Depay me katalanasit zgjat deri në verën e vitit 2023. Sipas thashethemeve, holandezi mund të ndryshojë klubin në janar.