Detaje nga vrasja e trefishtë/ 40-vjeçari nuk e pranoi lidhjen e ish-gruas me partnerin më të ri në moshë

Është publikuar edhe foto e të riut shqiptar i cili u vra nga ish-bashkëshorti i të dashurës së tij në Itali. Viron Karabollaj , 40 vjeç, është autori i masakrës në Spinea të Italisë, ku vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe të dashurin e saj Flonino Merkuri , 23 vjeç.

Vironi u gjet i vdekur pasi vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri në mbrëmjen e së dielës 20 nëntor në një shtëpi në Spinea , në zonën e Venedikut .

Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe Flonino Merkuri , 23 vjeç, të dy me origjinë shqiptare, u gjetën të vdekur në shtëpinë në via Leopardi rreth orës 22:00 pasi vajza e gruas kishte ngritur alarmin për shkak se nuk po fliste dot me nënën e saj. Vajza kishte kontaktuar disa herë me nënën e saj pa marrë përgjigje dhe kur zbriti në garazh gjeti trupin e partnerit të nënës së saj.

 

Pas zbulimit makabër, policia është vënë në ndjekje të Viron Karabollajt. Të dy viktimat kishin plagë me thikë. Policët gjetën në shtëpi thikën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë . Hetimet janë fokusuar menjëherë tek ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj .

Pas një nate kërkimi, dyzet vjeçari u gjet i pajetë në kompaninë via Oriago në Chirignago  ku punonte Viron Karabollaj .

 

Vera ishte zhvendosur në Spinea disa vite më parë me bashkëshortin nga i cili ishte ndarë prej dy vitesh. Më pas ajo kishte nisur një lidhje me bashkatdhetarin e saj Flonino Merkuri , i cili ishte vendosur tek ajo. Një marrëdhënie e penguar nga ish-i që ndau çiftin përgjithmonë me vrasjen mizore të dyfishtë përpara se të bënte vetëvrasje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *