I konsideruar si një personazhet më të rrezikshëm në Durrës, SPAK ka lëshuar gjatë ditës së sotme një urdhërarrest për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe me noftkën ‘Rrumi’ i Sukthit.
Mësohet se urdhër-arresti për Lahon u lëshua pas akuzave për korrupsion, dhe tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.
Rrumi është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Aktualisht Laho është shpallur në kërkim, ndërkohë që policia po vijon kontrollet për ekzekutimin e urdhrit të SPAK./ Neës24