Foto/ Shkodra nën ‘pushtetin’e ujit, përmbytjes nuk i shpëton as xhamia

Shtëpi të mbushura me ujë, xhamia pothuajse e fundosur, banorë të veshur me çizma dhe mushama që çajnë ujin mes për mes për të shpëtuar veten dhe familjarët, kjo është panorama që shoqëroi për 3 ditë rradhazi qarkun e Shkodrës pas përmbytjeve nga moti i keq, që u mori jetën tragjikisht dy personave.

Pamjet të cilat janë shkrepur nga Florian Goga, tregojnë situatën me të cilën përballen dhjetëra banorë të Shkodrës pothuajse çdo vit, ku dëmi që u shkaktohet është kolosal, sidomos të ardhurat, pasi 70% e sipërfaqes së tokës në këtë qark “pushtohet” nga uji.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *