Ambasadori amerikan në Serbi e cilësoi përfshirjen e Vuçiçit si ‘konstruktiv’

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pasur një “angazhim konstruktiv” në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje për problemin me targat në Kosovë.

Hill u takua me Vuçiqin pas bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës që u mbajtën në Bruksel një ditë më parë, më 21 nëntor.

“Unë i bëra thirrje presidentit Vuçiq që të vazhdojë angazhimin e tij konstruktiv në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Angazhimi konstruktiv është qasja e duhur,” u tha Hill gazetarëve para Pallatit të Serbisë pas takimit me presidentin serb.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar kërkesën e Ambasadës Amerikane në Kosovë për shtyrjen e vendimit për 48 orë gjobë ndaj pronarëve të automjeteve me targa serbe.

“Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se duhen më shumë se 48 orë, se do të donte t’i shtonte edhe 363 ditë të tjera,” tha Hill.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas bisedës me ambasadorin amerikan, ka njoftuar në Instagram se ka ndarë shqetësimin e tij për sigurinë e serbëve në Kosovë.

 

“Falënderova SHBA-në për angazhimin e tyre në qetësimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme dhe theksova se Serbia mbetet sinqerisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti i fituar me vështirësi në të gjithë rajonin”, tha. Vuçiç.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha më 22 nëntor se Serbia në Bruksel tregoi “sa thellë është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit, dialogut dhe kompromisit”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *