Zakonisht prerja e gabuar e flokëve bën që të dukemi më të mëdha në moshë. Edhe zgjedhja e ngjyrës së gabuar të flokëve mund të shtojë vite në jetën tuaj, por jo për arsyen që mund të mendoni. Stilisti i famshëm i flokëve, Luke Benson, ka treguar se gratë bëjnë gabime me flokët e tyre herë pas here.
Sipas tij, ato shpesh i lyejnë flokët me të njëjtën ngjyrë si kur ishin më të reja por shpesh është gabim. Edhe pse mund të jeni dukur mirë shumë vite më parë, pasi çehrja juaj ndryshon me kalimin e moshës, e njëjta ngjyrë nuk do të duket gjithmonë e njëjtë. Benson shprehet se:
“Vëzhgoni lëkurën tuaj, sepse ngjyra e saj është çelësi për të zgjedhur një nuancë të re. Ndoshta nuk duhet të jetë një ndryshim i madh, por ia vlen gjithmonë të vendosni me parukierin tuaj përpara se të vendosni për një nuancë. Një ngjyrë shumë e hapur e flokëve mund t’ju bëjë të dukeni të zbehtë dhe shumë e errët, gjithashtu mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e vjetër”.