“Përmbytja është qeveritare”, Rama sulmon Berishën: Si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun e PD, Sali Berisha për përmbytjet në Shkodër. Ky i fundit akuzoi dje qeverinë për përmbytjet, pasi sipas tij, ata hapën me qëllim portat e HEC-eve.

Në një reagim në rrjete sociale, Rama ka publikuar një video në të cilën përball deklaratat e Berishës sot me ato që ka thënë kur ishte në pushtet dhe përmbytej Shkodra.

Krahas videos Rama pyet se si ka ende njerëz që ndjekin ish-kryeministrin Berisha.

“Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!”, tha ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *