Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga karabinierët italianë pasi dyshohet të jetë efketiv në vendin tonë.
Bëhet me dije se Klisman Nikolli, i arrestuar për vjedhje, ka deklaruar para autoriteteve se është polic. Ndërsa në pranga ranë edhe Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca 35 vjeç. Ata akuzohen për një serë grabitjesh të kryera për nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në dy rajone të Italisë, Veneto dhe Friuli.
Nikolli u arrestua nga autoritetet teksa po bëheshin gati të ktheheshin në Shqipëri. Në dhomën e Bed & Breakfast në San Stino di Livenza, ku ai qëndronte së bashku me 2 shqiptarët e tjerë, Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet tashmë ishin të mbushura.
Të tre ata po prisnin një grua, e cila do t’i merrte dhe do t’i shoqëronte deri në aeroport por, në atë moment ata janë kapur nga autoritetet italiane.
Dyshohet se të arrestuarit kanë kryer 18 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh në Portogruaro, Concordia Sagittaria, Musile di Piave dhe San Michele al Tagliamento. Gjatë bastisjeve ka pasur dy bastisje në Azzano (dy tentativa) dhe po aq në dy shtëpi në Chions, ku janë vjedhur 2000 euro dhe në një shtëpi tjetër 9000 euro dhe disa orë.
Banda kriminale, sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, vepronte mes orës 17.30 dhe 19. Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele. Ata u arritën që të kapeshin pasi u zbulua mjeti tip “BMW”: që ata e përdornin edhe për të kryer dhe vjedhje të tjera.