Manchester United i tregon “derën” Cristiano Ronaldos, portugezi mbetet pa ekip gjatë Kampionatit Botëror

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm. Ndërprerja e marrëveshjes me futbollistin portugez, si pasojë e deklaratave bombastike që dha pak ditë më parë ku akuzoi “Djajtë e Kuq” dhe trajnerin Ten Hag për paaftësi.

“Kriastiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm dhe me marrëveshje të dyanshme”, lexohet në komunikatën e klubit.

“Klubi e falënderon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudhat që ka qenë në “Old Trafford”, duke shënuar 145 gola në 346 ndeshje, dhe i uron atij dhe familjes çdo të mirë në të ardhmen.

“Të gjithë te Manchester United mbeten të përqendruar që t’i japin vazhdimësi progresit të skuadrës nën drejtimin e Ten Hag dhe të punojnë bashkë për të arritur suksesin në fushë”.

Kujtojmë që së fundmi, portugezi në një intervistë të dhënë deklaronte se nuk trajtohej mirë nga United dhe nuk kishte aspak respekt për trajnerin Ten Hag. Klubi kishte paralajmëruar se pas vërtetimit të fakteve do të merrte një vendim, i cili erdhi ditën e sotme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *