Shi dhe breshër, parashikimi i motit për sot

Deri në orët e mesditës dhe pasdites, vendi ynë do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shumta, të cilat do të krijojnë mundësi për shira të izoluar. Sipas MeteoAlb, në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e ndonjë breshëri afat shkurtër. Por orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante dhe në mesditë duke u luhatur nga 7 gradë celsius në 25 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *