Sulm me armë zjarri në një supermarket në SHBA, vriten 10 persona

Të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar SHBA-të mbrëmjen e së martës, kur një person i armatosur ka hyrë në zinxhirin e famshëm Walmart të supermarketeve në vend dhe ka qëlluar pa mëshirë ndaj qytetarëve që ndodheshin atje.

Për pasojë kanë humbur jetën 10 persona, raporton BBC.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një dyqan të Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias.

BBC raporton se  autor i ngjarjes dyshohet të jetë menaxheri i supermarketit, i cili më pas ktheu armën duke vrarë veten.
Detajet rreth ngjarjes janë të pakta, sakaq të dhënat deri më tani flasin për 10 viktima dhe shumë të plagosur.

Nuk dihet ende motivi i sulmit të përgjakshëm.

Senatorja e shtetit të Virxhinias, Louise Lucas u shpreh e tronditur nga ngjarja, ndërsa shkruan në Twitter se Ameriak duhet ti japë fund ngjarjeve të tilla.

“Nuk do të pushoj derisa të gjejmë zgjidhjet për t’i dhënë fund kësaj epidemie të dhunës me armë në vendin tonë”, shkruan senatorja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *