Sektori i ujësjellës-kanalizimeve i cili është bërë shpesh pjesë e debatit për shkak të humbjeve që kanë shumica e shoqërive por edhe nevojës së madhe për investime.
Në harkun 2022-2030 parashikohet një kosto në vlerën 1.2 miliardë euro sipas Strategjisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve.
Këto para do të jenë bashkëfinancim i buxhetit të shtetit dhe donatorëve si dhe nga tarifat e ujit, që strategjia parashikon që deri në vitin 2030 të rriten me 75%.
“Në Strategjinë Kombëtare të Sektorit Ujësjellës Kanalizime 2022-2030, kosto e përgjithshme arrin në rreth se 1,248,441,846 Euro, ku kostot kapitale zëne 92% të totali dhe kostot korrente 8%” thuhet në strategji.
Burimi i financimit të strategjisë do të jenë tre zëra. Së pari taksat kombëtare, rajonale dhe / ose lokale që përdoren për të financuar sektorin UK.
Së dyti tarifat e konsumatorit ose pagesat (shërbimi i furnizimit me ujë – tarifa për lidhje dhe shërbimin e ofruar – tarifa aforfe / volumetrike) që përdoren për të financuar sektorin UK.
“Ky është burimi më i qëndrueshëm i financimit të sektorit. Megjithatë, çështja e përballueshme risë dhe përqasja politike e tarifave duhe të merren parasysh” nënvizon strategjia.
Së treti transfertat “grandet nga burime të huaja, asistenca teknike për zhvillim mund të sigurojnë fonde për sektorin UK. Kryesisht këto transferta bëhen përmes programeve dypalëshe dhe përmes Instrumentit të Bashkimit Evropian për Programin e Para-aderimit II (IPA II)”
Dokumenti i qeverisë nënvizon se situata financiare në shumë shoqëri është e pakënaqshëm pasi të ardhurat e tyre nuk mbulojnë as shpenzimet direkte të operimit.
“Është e nevojshme që çdo shoqëri UK të mbulojë të paktën kostot direkte operative, por edhe amortizimin dhe pagesat e interesit në rastet kur ato mund të kenë përfituar grante dhe hua për investime” nënvizon dokumenti.
Në këto kushte parashtrohet rritja e tarifave e cila duhet të jetë e përballueshme për familjet duke u limituar në faktin që fatura e ujit të mos kalojë 5 për qind të të ardhurave.
“Strategjia Financiare parashikon një rritje prej 75% të tarifës së ujit nga viti 2020 deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive UK. Sidoqoftë, rritja mesatare e tarifave nuk e prek çështjen reale të përballueshmërisë pasi tarifa mbetet nën pragun e përballueshmërisë (vija e kuqe) gjatë gjithë periudhës, madje mbetet e tillë edhe për 10% e popullsisë me të ardhura më të ulëta (vija e zezë). Për më tepër, tarifa mesatare (vija blu) mbetet tre herë më e ulët se pragu i përballueshmërisë, duke theksuar se ka ende hapësirë për të rritur tarifat me qëllim përmirësimin e performancës financiare të shoqërive, pa shkaktuar probleme të përballueshmërisë. Kështu që, tarifat mund të bëhen një burim financimi i rëndësishëm për sektorin në të ardhmen dhe të mbështesin zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Sektorit UK”, thuhet në dokument./ MONITOR