Megjithëse është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe e shohim çdo javë në televizion, Dalina Buzi e ruan me fanatizëm jetën e saj private.
Ajo ndan me ndjekësit në Instagram biseda dhe situata me vajzat e saj, por nuk e përmend pothuajse asnjëherë bashkëshortin. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga një ndjekës i saj, i cili së fundmi e ka pyetur Dalinën rreth arsyes.
Opinionistja u përgjigj duke thënë se: “Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”
Kujtojmë se Dalina Buzi i është bashkuar “Dancing With the Stars” në rolin e anëtares së jurisë. Pak kohë më parë ajo u pyet nga ndjekësit në rrjetet sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing With the Stars.”
Dalina shkroi se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format.