Një 43-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar i është gjetur një sasi kokainë dhe para kesh.
Burri u vu re në një lokal në rrugën “Kennedy” të Garbagnate dhe kur karabinierët ndërhynë, u përpoq të arratisej duke hequr qafe dy gramë kokainë, por u bllokua. Ai kishte mbi një mijë euro para cash me vete. Nga kontrolli në makinën e tij u zbuluan edhe 47 gramë të tjera droge.
Karabinierët zhvilluar një kontroll dhe dhomën ku qëndronte, ku zbuluan 13 mijë euro të fshehura në jorgan dhe dy mijë euro në shtrat. Ata gjetën edhe 42 gramë të tjera kokainë.
Gjithashtu rezultoi se shqiptari ishte dëbuar nga Italia me ndalim kthimi deri në vitin 2026.