Kreu i PL-së Ilir Meta dhe ai i PD-së Sali Berisha janë duke zhvilluar një takim në këto momente në selinë blu.
Takimi vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 dhjetorit.
U mësua se Meta ka mbërritur pak minuta më parë në zyrën e Berishës, ku sipas raportimeve temë e diskutimit mendohet të jenë edhe Primaret e PD-së në 4 dhjetor.