Nëse keni pyetur ndonjëherë veten pse aeroplanët kanë ende tavëll në tualete kur pirja e duhanit është e ndaluar, ka një arsye. Pavarësisht se vendimi për të ndaluar duhanin është marrë prej shumë dekadash, avionët e rinj po prodhohen me tavëll. Pse? Arsyeja është shumë e thjeshtë.
“Sepse, në rast se dikush nuk ndjek rregullat, është një kërkesë ligjore që të ketë një vend të sigurt për të hedhur cigaret në bord,” shpjegoi një stjuardeshë në TikTok. Në të vërtetë, është ende një kërkesë e Administratës Federale të Aviacionit (FAA) për t’i instaluar ato, raporton Forbes.