Shqipëria pret liderët e BE-së më 6 dhjetor, ja “fatura e kripur” që duhet të paguajnë shqiptarët

Vizita e liderëve të Bashkimit Evropian në Tiranë më 6 dhjetor do t’i kushtojë shtetit shqiptar 50 milionë lekë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka njoftuar se ky fond për organizimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme në vend, që do të sjellë në kryeqytet liderët europian, do përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

“1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022.

  1. Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022”, thuhet në vendim.

Në Tiranë do të mblidhen me 6 dhjetor liderë të Bashkimit Evropian dhe ata të Rajonit. Mes liderëve që pritet të vijnë në kryeqytet janë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Për kryeministrin Rama, ky është një tregues se Shqipëria pavarësisht se është një vend i vogël, ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë.

Kujtojmë se Samiti mbahet në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat. Nga ana tjetër, Serbisë po i kërkohet më shumë progres në dialogun me Kosovën për të avancuar në procesin e integrimit në BE.

Ballkani Perëndimor ka kërkuar të mos lihet vetëm nga Brukseli përballë krizës energjetike me të cilat po përballet e gjithë bota. Ndërkohë BE ka premtuar se do të përfshijë 6 vendet e BE në projekt e saj për t’iu gjendur pranë në këtë periudhë krize.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *