Shpallën Rusinë shtet terrorist, Parlamenti Evropian goditet nga sulmet kibernetike

Parlamenti Evropian është goditur nga një sulm kibernetik ditën e sotme, pasi përcaktimit të Rusinë si një shtet terrorist.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i parlamentit Jaime Duch në një postim në Twitter i cila tha se: “Disponueshmëria e faqes së internetit @Europarl_EN ndikohet aktualisht nga jashtë për shkak të niveleve të larta të trafikut të rrjetit të jashtëm. Ky trafik lidhet me një ngjarje të sulmit DDOS (Distributed Denial of Service)”.

Sulmi identifikohet me një grup hakerash rus, të cilët përdorin një sulm të quajtur DDOS Distributed Denial of Service, i cili rrit trafikun në webfaqen e zgjedhur në mënyrë të shpejtë, duke e paralizuar atë për një periudhë kohe.

Politikanët e BE-së kishin votuar më herët për ta shpallur Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit pasi argumentuan se sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret shkelnin ligjin ndërkombëtar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *