Spanja e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e parë ndaj Kosta Rikës, duke shënuar 3 gola.
Spanjollët e hapën llogarinë e tyre të golave në këtë ndeshje të vlefshme për grupin E, që në minutën e 11’ me anë të “Olmos” i cili zhbllokoi sfidën, duke dërguar shifrat në 1-0.
10 minuta më vonë spanjollët dyfishuan shifrat në të 21’ me anë të “Asensio” duke dërguar shifrat në 2-0.
Më pas në minutën e 31’ u akordua një penallti për Spanjën e cila u shndërrua në gol nga “Ferran Torres” duke vulosur shifrat 3-0 në 45 minutëshin e parë.
Me këtë rezultat Spanja ngjitet në vendin e parë me pikë të barabarta me Japonin e cila mposhti Gjermaninë me përmbysje ditën e sotme.