Spanja fitoi me rezultatin 7-0 ndeshjen e vlefshme për grupin E ndaj Kosta Rikës, duke treguar se mbetet një nga pretendentet kryesore këtë botëror.
Pjesa e parë foli vetëm për spanjollet, të cilët e hapën llogarinë e tyre të golave në këtë ndeshje që në minutën e 11’ me anë të “Olmos” i cili zhbllokoi sfidën, duke dërguar shifrat në 1-0.
10 minuta më vonë spanjollët dyfishuan shifrat në të 21’ me anë të “Asensio” duke dërguar shifrat në 2-0.
Më pas në minutën e 31’ u akordua një penallti për Spanjën e cila u shndërrua në gol nga “Ferran Torres” duke vulosur shifrat 3-0 në 45 minutëshin e parë.
Me nisjen e pjesës së dytë spanjollët nuk pranuan të ulnin ritmin dhe vazhduan me të njëjtin intensitet duke shënuar dhe 4 gola të tjerë.
“Ferran Torre”, në minutën e 54’ shënoi të dytin personal duke dërguar shifrat në 4-0 dhe në të 74’ minutë ”Gavi” shënoi golin e 5-0 duke kapitulluar përfundimisht Kosta Rikën.
Ndërkohë atëherë kur pritej se ndeshja u mbyll dhe spanjollët i kishin mbyllur llogaritë me Kosta Rikën, dy gola të shpejtë në dy minuta dërguan shifrat në 7-0. Me “Solcer i cili shënoi në të 90’ minutë dhe me “Morata” në 90 +2’.
Ndeshja u mbyll me shifrat 7-0 me Spanjën që e sheh veten në krye të grupit E, me pikë të barabarta me Japonin e cila mposhti Gjermaninë me përmbysje ditën e sotme.
Ndeshjen e radhës Spanja përballet me Gjermaninë dhe kjo fitore ishte një mesazh i frikshëm, për 4 herë kampionët e botës që rrezikojnë të largohen nga Kupa e Botës që në grupe.