Disa kohë më parë Greqia u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku grabitësit hynë brenda shtëpisë së një piloti dhe vranë gruan e tij 20-vjeçare.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur, ka folur psikologu i viktimës Caroline Crouch, e cila u vra në banesën e saj disa javë më parë. Sipas mediave greke, psikologu kishte dëshmuar në polici se ata ishin një çift shumë i lumtur dhe i afërt dhe në fakt piloti e shoqëronte gruan e tij në çdo seancë. Ajo shtoi se e reja kishte shkuar për ta takuar në mënyrë që të ishte një nënë sa më e përgatitur.
“Për këtë çift, unë kam vetëm më të mirën për të thënë. Ata gjithmonë bashkoheshin. Caroline nuk kishte shoqë. Ajo ishte një fëmijë 20 vjeç, e pashë si fëmijën tim. Ajo donte këshillën time sepse ishte pak e shqetësuar, por nuk kishte frikë nga asgjë. Ajo ishte një fëmijë e qeshur, me qëllime, ankthi i saj kishte lidhje me fëmijën e saj. Para se të lindte ajo kishte pësuar një abort spontan, ajo gjithashtu lindi Lydia-s para kohe, kështu që ju e kuptoni pse kishte ankth. Babis ishte shumë mbështetës në gjithçka,”-tregoi ajo.
Por të gjitha mundësitë janë të hapura. Edhe pse psikologia dëshmon për paqe në çift, sërish bashkëshorti nuk është “zhdukur” si i dyshuar kryesor. Kjo pasi pyetjet që ka ngritur policia nuk po marrin dot përgjigje.