Pas përmbytjeve, nisin reshjet e dëborës në Qafë Thorë-Theth

Pas përmbytjeve, në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës.

Në rrugën Qafë Thorë-Theth po vijojnë me intensitet reshjet e dëborës. Pas nisjes së dëborës, Autoriteti Rrugor ndërkohë bën të ditur se po punohet pa ndërprerje për pastrimin dhe mbajtjen hapur të qarkullimit rrugor.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ARRSH njofton se gjatë natës pritet që temperaturat të ulen sidomos në vendet malore. Më tej, në postim iu bëhet apel shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit udhëtimeve dhe të vendosin gomat dimërore dhe zinxhirët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *