Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar mbi lajmet që po qarkullojnë nëpër media ku cilësohet si ‘tradhëtar’ i kreut të PD, Sali Berisha duke i quajtur të neveritshëm.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Mediu ka qartësuar mosprezenën e tij sa i takon protestës së 6 dhjetorit duke theksuar se qendrimi është në interes të opozitës dhe si aleat i PD-së.
Më tej, ai ka shtuar se për shkak të angazhimeve të tij në SHBA nuk mund të jetë i pranishëm atë ditë në tubimin që do të mbahet.
Postimi i Fatmir Mediut:
Të dashur miq:
Më lejoni të sqaroj disa momente për qëndrimet apo pjemarrjen time në protestën e 6 dhjetorit:
Titujt e qëllimshëm manipulativ, se po tradhëtoj njërin apo tjetrin se nuk do jem në protestën e 6 dhjetorit, për mua janë të neveritshëm, sepse qëndrimet i kam mar dhe i mar në kuadër të PR, në interes të opozitës, Partisë Demokratike si aleat dhe Shqipërisë.
Prej më shumë se 2 muaj, shumë kohë para se të diskutohej për Protestë, kam konfirmuar pjesmarrjen time në disa aktivitete në SHBA, në Ëashington DC, në detyrimet e mija si deputet i Kuvendit dhe Kryetar i Partisë Republikane, nga data 5-10 dhjetor:
1-Asambleja Parlamentare e NATOs mblidhet nën dt 5-7 Nëntor, mendoj që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për interesin tonë kombëtar dhe rolin tonë si vënd anëtar i NATOs.
2-Nga data 6-9 Dhjetor në Ëashington do zhvillohet takimi i IDU (Unionit Demokratik Ndërkombëtar).
Para disa muajsh në Berlin Partia Republikane pati privilegjin të bëhet anëtare me të drejta të plota e IDU dhe ky është një aktivitet jo vetëm i interesit të PR, por dhe PD e cila është po ashtu anëtare e IDU. Këtë e kam diskutuar dhe me kolegët e PD prej kohësh.
3-Po në dt 6-8 zhvillohet forumi inteligjencës dhe sigurisë ku unë kam qënë pjesë e ekipit organizator në disa aktivitete dhe jam ftuar nga Senatori Tom Tillis.
Çështja e dytë që dua të sqaroj.
Protestat janë domosdoshmëri, por jo qëllim në vetvete dhe opozita duhet të shmang gabimet që ka bërë në 9 vite, sidomos duke injoruar faktorin Institucional Ndërkombëtar, apo mbivlerësuar qëndrime personale. Kemi eksperiencë të mjaftueshme si dhe histori të mjaftueshme në qeveri dhe opozitë për të bërë analizë se çfarë na vlen dhe cfarë jo.
Partia Demokratike duhet të bëj çdo gjë dhe jo të pres për të rindërtuar mardhëniet më të mira si me Partitë Popullore Europiane dhe me Republikanët Amerikanë apo Konservatorët Britanikë, ata kanë qenë mbështetesit tanë më të fuqishëm politik dhe po ashtu të interesit kombëtar, për antarësimim në NATO, nënshkrimim e MSA dhe padyshim janë dhe duhet të jenë aleatët tanë në luftën kundër qeverisjes së korruptuar dhe inkriminuar dhe garantimin e zgjedhjeve të Lira dhe të ndershme.
Çështja e tretë: Është detyrim i Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës që të sqarojë me partnerët tanë qëllimin e protestës për të shmangur cdo lloj keqkuptimi të panevojshëm dhe të dëmshëm.
Padyshim nëse do ishim ulur dhe të diskutonim si opozitë ky do ishte qëndrimi im pa asnjë ndryshim
Së fundi: për kujtesë: Kur i kërkova z.Basha dhe kolegëve të opozitës që mos të dorëzoheshin mandatet apo të mos bojkotoheshin zgjedhjet lokale, kishte nga ata syresh që i thurrnin fjalë trimërie Lulëzim Bashës si lider i fortë dhe sot e shajnë se mori vendim pa i pyet që ishin gati të më shpallnin tradhëtar dhe bezdiseshin se u kundërshtojë udhëheqësin e opozitës.
Dhe meqënse kisha qëndrim kundër ishin gati të më shpallnin tradhëtar të opozitës, apo të bezdisshëm ata që e çuan opozitën në këtë derxhe dhe sot dalin thonë që ishte vetëm Basha.
Për korrektesë po vendos dhe ftesat që thashë më sipër: