KAS rrëzon kërkesën e LSI dhe PD, nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Korçë e Elbasan

Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave në KQZ ka rrëzuar kërkesat e Psrtisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për integrim, lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit dhe Korçës.

“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa.

I njëjti vendim është marrë dhe për Qarkun e Elbasanit.

“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit” , deklaroi KAS.
Tashmë dy subjekteve zgjedhore u mbeten pesë ditë kohë që ta ankimojnë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *