Një aksident ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Vlorë. Një automjet me drejtues një 40-vjeçar ka përplasur një këmbësore, duke e dëmtuar rëndë.
Ndërsa policia bën me dije, se e moshuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, shtetasi E. K., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. A., rreth 60 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin