Emri/ I shpallur në kërkim nga Italia për drogë, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga Policia e Vlorës.

31-vjeçari Alfons Gjikaj ka rëndë në prangat e bluve të VClorës, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim ne shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë dhe me Interpol Tiranën, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane, organizuan dhe finalizuan operacionin.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i përkohshëm i shtetasit Alfons Gjikaj, 31 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *