Pak ditë më parë e pyetur nga ndjekësit në Instagram se çfarë mendimi ka për programin “Dancing with the stars”, Arbana Osmani u shpreh se e nervozon juria. Kjo pasi sipas moderatores të gjithë konkurentët kërcejnë shumë bukur dhe shpeshherë juria “gjen bishta për gjëra kot”.
Një nga antaret e jurisë eshtë Dalina Buzi. Mbrëmjen e djeshmë në programin “Goca dhe gra”, Dalina foli për herë të parë rreth deklaratës së Arbanës. Gjatë një bashkë-bisedimi me Ardit Çunin i cili ishte i ftuar në studio, Dalina u shpreh se Arbana e ka thënë në kontekstin e mirë të gjithë përgjigjen e saj.
“Arbana nuk e kishte thënë me të keq. Kishte thënë që ngaqë nuk marr vesh nga kërcimi dhe të gjithë më duken të jashtëzakonshëm, nxehem me jurinë. Po tani dikush duhet të fitojë”.
Ndërsa Arditi u shpreh se ka ardhur momenti që juria të bëjë një ndarje dhe të mos i vendosë të gjithë konkurentët në të njëjtin nivel.
“Ajo që unë mendoj dhe këtë e them pa doreza, mendoj që juria duhet të fillojë të ndajë edhe nivelet, nuk mund ti fusë të gjithë në një thes”.
Mesa duket përgjigja e Arbanës është kuptuar dhe mbështetur jo vetëm nga juria e “Dancing with the stars” por edhe nga vetë konkurentët, siç është rasti i Arditit.